Shpërthime të forta në dy anije cisterna që transportonin naftë ruse, nuk raportohet për të lënduar.
Shpërthime të forta kanë ndodhur në dy anije cisterna që transportonin naftë ruse. Të dy anijet cisterna ndodheshin pranë brigjeve të Turqisë në Detin e Zi.
Sipas mediave ndërkombëtare, anijet ishin sanksionuar nga BE dhe Britania e Madhe, ndërsa njëra nga BE dhe SHBA. Duket se ato kanë qenë të palëvizshme në Detin e Zi për pjesën më të madhe të vitit 2025.
Nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këto shpërthime. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të mësuar nëse ishte një sulm i qëllimshëm apo aksidental.
