Shpërthim në fabrikë kokaine në Kolumbi: 9 të vdekur

VIDEO/ Shpërthim në një fabrikë kokaine të paligjshme në Kolumbi, 9 të vdekur dhe 10 të plagosur

Një shpërthim në një fabrikë të paligjshme prodhimi kokaine, e vendosur në jugperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Ekuadorin, ka rezultuar në vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e dhjetë të tjerëve, sipas njoftimit të policisë kolumbiane të premten.

Ngjarja ka ndodhur “në orët e para të 23 janarit”, siç ka deklaruar shefi i policisë, John Hero Urea Rosso. Hetimet paraprake sugjerojnë se shpërthimi u shkaktua nga një bombol gazi gjatë procesit të përgatitjes së drogës.

Laboratori i paligjshëm ndodhej brenda një komuniteti indigjen në departamentin Nariño, një rajon i njohur për kultivimin e kokainës dhe praninë e konsiderueshme të grupeve guerile.

Viktimat thuhet se punonin për një fraksion disident të ish-FARC-ut, i cili nuk u përfshi në marrëveshjen e paqes të vitit 2016.

Autoritetet lokale po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të shpërthimit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Scroll to Top