Shpërthim në qendër të New Delhi, Indi me 8 viktima, reagimi i Modit: Të gjithë përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, deklaroi sot, të martën më 11 nëntor, se të gjithë përgjegjësit për shpërthimin që ndodhi dje, të hënën, në Neë Delhi do të dalin para drejtësisë.
Modi i bëri këto deklarata gjatë vizitës së tij në Butan. Shpërthimi, që ndodhi dje pranë Kalasë së Kuqe, një nga monumentet më emblematike të kryeqytetit indian, shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve.
Kalaja e Kuqe është një fortesë e shekullit të 17-të, nga periudha e Perandorisë Mughal, e vendosur në qytetin e vjetër dhe përbën një atraksion të njohur turistik.
