Në Castel D’Azzano, Verona, një ngjarje e rëndë ka sjellë humbjen e jetës së tre karabinierëve, Marco Piffari, Valerio Daprà dhe Davide Bernardello, si dhe plagosjen e pesëmbëdhjetë ushtarëve, oficerëve të policisë dhe zjarrfikësve.
Shpërthimi ndodhi në një shtëpi fshati gjatë një kontrolli nga ana e policisë. Dyshohet se shpërthimi u shkaktua nga tre personat që gjendeshin brenda banesës: dy vëllezër dhe një motër, të cilët janë arrestuar dhe do të përballen me akuzat për vrasje me paramendim.
Shtëpia dykatëshe u shemb plotësisht nga shpërthimi, i cili u dëgjua deri në 5 kilometra larg, duke zënë poshtë edhe pjesëtarët e ekipit të emergjencës.
Mësohet se ky nuk është një rast i izoluar, pasi të njëjtët persona kishin përdorur një strategji të ngjashme rreth një vit më parë për t’i shpëtuar dëbimit.