VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm gjatë lutjeve në një xhami në Indonezi, dhjetëra të plagosur
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në Xhakartë, kryeqytetin e Indonezisë, gjatë kohës së lutjeve të së premtes. Si pasojë e shpërthimit, dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një xhami e cila ndodhet brenda një kompleksi shkollor në zonën Kelapa Gading, në Xhakartën Veriore. Autoritetet, përfshirë shefin e policisë Asep Edi Suheri, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij incidenti.
Deri më tani, 54 persona janë transportuar në spitale. Disa prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa të tjerë kanë dëmtime më serioze dhe djegie.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forca speciale të policisë dhe ambulanca. Rrjetet televizive KompasTV dhe MetroTV kanë treguar video me oficerë policie që rrethojnë zonën dhe ambulanca që transportojnë të plagosurit. Pamjet nuk tregojnë dëme të mëdha në ndërtesën e xhamisë, teksa hetimet vijojnë.
