VIDEO/ Ndezi shkrepësen dhe e hodhi pranë karburantit, ja çfarë ndodhi
Një veprim i pamenduar për pak sa nuk përfundoi tragjikisht për një grup miqsh, kur një burrë hodhi shkrepësen në tokë pranë një pike karburanti, duke shkaktuar një shpërthim.
Ngjarja tronditëse ndodhi në qytetin Timon, në verilindje të Brazilit. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një burrë, i cili po qëndronte me shokët e tij pranë një pike karburanti, ndezi cigaren dhe hodhi shkrepësen në tokë. Flaka u përhap me shpejtësi, duke iu afruar rrezikshëm pompave të karburantit dhe një shoferi kamioni që në atë çast po mbushje rezervuarin.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua, falë reagimit të menjëhershëm të punonjësit të karburantit, i cili brenda pak sekondash kapi një zjarrfikës dhe e shoi flakën.
Sipas mediave braziliane, punonjësit e karburantit u kishin kërkuar klientëve të qëndronin larg kamionit përpara se të fillonte furnizimi, për arsye sigurie.
