Mar. Kor 17th, 2018

Shqipëri-Japoni, bashkëpunim në fusha të ndryshme kulturore e humanitare

TIRANË, 12 Korrik /ATSH/ -Shqipëria dhe Japonia po bashkëpunojnë në fusha të ndryshme kulturore dhe humanitare.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio, përveç takimeve institucionale me ministritë dhe ente të rëndësishme të autoriteteve japoneze, ka në fokus të veçantë promovimin e traditave dhe kulturës shqiptare.

Për këtë arsye, ambasadori i Shqipërisë në Japoni, Gjergj Teneqexhiu priti në zyrën e tij Shuji Kogi, Sekretar i Përgjithshëm i EU Japan Fest një organizatë joqeveritare, e cila merret me koordinimin e aktiviteteve kulturore ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme kulturore dhe humanitare mes dy vendeve.

/gj.mima//m.m/

Lajme nga Vendi – Agjencia Telegrafike Shqiptare