Shqipëria 0-0 Angli: Pjesa 1, raste kuqezinj

Mbyllet pa gola pjesa e parë, kuqezinjtë krijojnë disa raste

Pjesa e parë e sfidës mes Shqipërisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës, është mbyllur në barazim 0–0 në stadiumin “Air Albania”. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një lojë me ritëm.

Anglia ka dominuar më shumë në posedimin dhe qarkullimin e topit, por Shqipëria është treguar më e guximshme. Kuqezinjtë iu afruan disa herë zonës kundërshtare në mënyrë të rrezikshme, duke krijuar tensione te mbrojtësit anglezë, por pa arritur të godasin portën.

Në minutën e 37-të të takimit, Thomas Strakosha ka shkëlqyer, duke neutralizuar një goditje të fortë nga ana e sulmuesit anglez. Është për t’u theksuar se Shqipëria e ka siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën “Play-Off”, pavarësisht rezultati, ndërsa Anglia është kualifikuar direkt për Kupën e Botës.

Scroll to Top