Rey Manaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Shqipërinë kundër Serbisë, në minutën e fundit të pjesës së parë. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit 2026.
Kuqezinjtë synojnë të ruajnë vendin e dytë në grup, dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.
Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë, duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar. Treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët, me Manajn në qendër.