Shqipëria & BE: 64 vite për standardet e qeverisjes

Shqipëria ka nevojë për rreth 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së Bashkimit Europian. Vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, përballen me sfida të konsiderueshme në arritjen e standardeve të BE-së në ekonomi, çështje sociale dhe qeverisje.

Një platformë interaktive e zhvilluar nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare mat konvergjencën në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, Shqipërisë i duhen:

  • 64 vite për standardin e qeverisjes së BE-së
  • 53 vite për standardin ekonomik
  • 71 vite për standardet sociale
  • 39 vite për sistemin shëndetësor
  • Mbi 100 vite për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës

Krahasuar me vende të tjera në rajon, Shqipëria ka një prapambetje prej 53 vitesh në kriterin ekonomik, duke qenë më përparuar se Bosnja dhe Kosova, por më pak se Serbia (35 vite). Në qeverisje, Shqipëria renditet me 64 vite prapambetje, ndërsa Kosova ka vetëm 26 vite. Në fushën sociale, Shqipëria ka 73 vite prapambetje, krahasuar me 19 vite të Kosovës. Të gjitha vendet e rajonit përballen me një prapambetje prej mbi 100 vitesh në fushën e mjedisit dhe infrastrukturës.

Megjithëse Shqipëria ka mundësi më të mira për konvergjencë se vendet me situatë më të rëndë, hendeku me BE-në mbetet i madh. Për të ngushtuar këtë hendek, fokus duhet t’i kushtohet politikave në mjedis, arsim dhe infrastrukturë teknologjike, si dhe forcimit të institucioneve dhe qeverisjes.

Përparimi më i dukshëm në Shqipëri është vënë re në fushën e dixhitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë. Megjithatë, sfidat mbeten në fusha si mjedisi (ndotja e ajrit, menaxhimi i mbetjeve), arsimi (cilësia dhe përputhja me tregun e punës), mirëqenia sociale dhe të ardhurat për frymë.

Projekti Converge2EU, realizuar nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, synon të matë afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet e BE-së, duke analizuar tetë fusha kryesore: ekonomia, mirëqenia sociale, arsimi, shëndetësia, mjedisi, qeverisja, digjitalizimi dhe infrastruktura.

Leave a Comment

Scroll to Top