Mar. Gus 14th, 2018

Shqipëria destinacion i turizmit elitar, jahti luksoz ankorohet në Sarandë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ – Shqipëria po shndërrohet në një destinacion turistik dhe për turizmin elitar atë të luksit, pasi çdo vit e më shumë po shtohen në brigjet shqiptare kroçera dhe jahte luksoze.

Një jaht luksoz, ka mbërritur këtë të martë në Portin e Sarandës.

Lajmin e bën të ditur deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni.

“Sot Saranda mirëpret një mysafir të çmuar, babain e Emirit të Katarit, (ish Emirin) Shkëlqesinë e Tij, Hamad Bin Khalifa Al Thani, i cili do të vizitojë rivierën shqiptare, si dhe Durrësin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, deklaron ai/a.a/  /a.g/