Shqipëria dhe BE: Moment Kritik, Takim Costa-Rama

Kabineti i António Costës pas takimit me Ramën: Shqipëria ndodhet në një moment kritik

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, priti më 9 shkurt kryeministrin Edi Rama në një darkë pune në Bruksel. Gjatë takimit, ata diskutuan hapat që do të ndërmerren në vijim për procesin e negociatave drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria ndodhet në një moment kritik. Janë bërë përpjekje të rëndësishme gjatë viteve, të cilat tani duhet të mbështeten dhe të konsolidohen”, – bën me dije ekskluzivisht për Klan News kabineti i Presidentit të Këshillit Europian.

“Kryeministri Rama konfirmoi se reformat kyçe, veçanërisht në fushën e drejtësisë, të drejtave themelore dhe luftën kundër korrupsionit, mbeten përparësi kryesore. Presidenti Costa riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për përpjekjet e Shqipërisë për t’i çuar përpara ato“, – thuhet më tej në njoftim./ Klan News

Scroll to Top