Pre. Sht 21st, 2018

Shqipëria feston Ditën e Nënë Terezës, Korpusi i Paqes shërben me krenari

TIRANË, 7 shtator /ATSH – I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se Shqipëria festoi Ditën e Nënë Terezës, ditën që nderon punën e misionares shqiptare që u shpall Shenjtore.

“Këtë javë Shqipëria festoi Ditën e Nënë Terezës, një ditë që nderon punën e misionares me origjinë shqiptare, e cila u shpall Shenjtore nga Kisha Katolike”, shprehet Ambasada amerikane.

Më tej Ambasada e SHBA-së në Tiranë thekson se “Korpusi i Paqes mishëron frymën e Nënë Terezës teksa vullnetarët e tij shërbejnë me krenari në vendin e origjinës së saj, krah për krah me të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë që kujdesen për vendin e tyre. (📸: Korpusi i Paqes në Shqipëri)”.

/r.e/

Kategori