Shqipëria kundër Polonisë: sfida e golave

Titulli: Shqipëria në Poloni me më pak se gjysmën e golave të Levandovskit; vetëm 13 lojtarë kanë shënuar për Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë të enjte një ndeshje historike në Poloni, e vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Një duel vendimtar ku fitorja është e vetmja rrugë për të vazhduar më tej, duke kërkuar patjetër shënimin e golave.

Megjithatë, bilanci i golave të shënuar me fanellën e Kombëtares për lojtarët e grumbulluar nga trajneri Silvinjo, nuk është ndër më mbresëlënësit. Vetëm 13 lojtarë nga lista aktuale kanë arritur të gjejnë rrjetën me Shqipërinë gjatë viteve.

Golashënuesi më i mirë në listën aktuale është Nedim Bajrami, me 7 gola të shënuar. Atë e ndjekin Asani, Uzuni dhe Broja, të cilët kanë nga 6 rrjeta të plota. Më pas vijnë Asllani me 5 dhe Laçi me 4 gola, si lojtarët më të spikatur në fazën e sulmit me fanellën kuqezi në grupin aktual.

Në total, këta 13 lojtarë kanë shënuar 46 gola. Ky numër përbën pak më shumë se gjysmën e golave që ka realizuar Robert Levandovski gjatë karrierës së tij me përfaqësuesen polake, duke qenë se sulmuesi i njohur ka shënuar 88 herë me Poloninë.

Për më tepër, në radhët e ekipit polak figurojnë edhe katër lojtarë të tjerë që kanë realizuar më shumë se 10 gola me përfaqësuesen: Grosicki (17), Zielinski (16), Swiderski (13) dhe Piatek (12). Kjo padyshim do të përbëjë një avantazh jo të vogël për Poloninë në duelin e së enjtes.

GOLAT E SHËNUAR NGA LOJËTARËT E SHQIPËRISË NË LISTËN AKTUALE:

  • 7: Bajrami
  • 6: Asani, Uzuni, Broja
  • 5: Asllani
  • 4: Laçi
  • 3: Ismajli, Muçi
  • 2: Hysaj
  • 1: Gjimshiti, Ajeti, Ramadani, Hoxha
Scroll to Top