Alarmi: Nesër Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje të forta shiu
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka lëshuar një njoftim duke paralajmëruar qytetarët se, duke filluar nga dita e nesërme, priten reshje të forta shiu në disa qarqe, të cilat do të shoqërohen edhe me shtrëngata.
AKMC kërkon që strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror, të rrisin vëmendjen dhe gatishmërinë e tyre për të marrë masat parandaluese të nevojshme.
Bashkitë e zonave me risk më të lartë duhet të forcojnë gatishmërinë e tyre operacionale dhe të monitorojnë në vazhdimësi situatën në terren.
Njoftim për vëmendje të shtuar:
Bazuar në informacionet e disponueshme, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme priten reshje në disa qarqe të vendit, me intensitet lokalisht të lartë dhe të shoqëruara me shtrëngata.
Kërkohet rritje e vëmendjes dhe gatishmërisë nga strukturat e Mbrojtjes Civile dhe institucionet përgjegjëse në nivel vendor dhe qendror, për marrjen e masave parandaluese.
Bashkitë në zonat me risk më të lartë të forcojnë gatishmërinë operacionale dhe të ndjekin në mënyrë të vazhdueshme situatën në terren.
Prefekturat duhet të përcjellin informacionin pranë bashkive dhe të raportojnë në kohë çdo situatë pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.
