Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, reagimi i Izraelit

Kuvendi Shpall Iranin Shtet Terrorist, Izraeli Reagon

Me 79 vota pro dhe një abstenim nga deputeti Redi Muçi, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot një rezolutë që shpall Iranin shtet terrorist. Ky vendim vjen pas zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Menjëherë pas këtij vendimi, Izraeli ka reaguar, duke e cilësuar rezolutën si historike. Reagimi i plotë nga Izraeli është si më poshtë:

“E vlerësoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kuvendin e Shqipërisë për rezolutën historike të miratuar sot, duke e shpallur Republikën Islamike të Iranit një shtet mbështetës të terrorizmit.”

Sipas rezolutës, “Terrorizmi në të gjitha format e tij përbën një nga kërcënimet më serioze për shoqëritë demokratike.” Ky veprim konsiderohet si një tjetër demonstrim i qasjes morale të Shqipërisë në politikën e jashtme.

Scroll to Top