Poloni-Shqipëri, superkompjuteri i OPTA parashikon duelin historik drejt Botërorit 2026: Kuqezinjtë lanë pas rivalët
Kombëtarja shqiptare e futbollit përballet këtë të enjte me një moment historik, pasi luan në Varshavë kundër Polonisë një ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit, për herë të parë në historinë e saj. Për këtë takim, edhe ekspertët e statistikave të OPTA kanë bërë parashikimet e tyre, duke kryer 10 mijë simulime të ndeshjes mes dy skuadrave, bazuar në të dhëna statistikore.
Sipas analizës së tyre, shanset e Shqipërisë për t’u kualifikuar brenda 90 minutave janë më të vogla. Kjo konsideratë bazohet në formën aktuale të Polonisë dhe eksperiencën e saj në kësi lloj turnesh, duke pasur parasysh luftën e tyre të fortë deri në fund të kualifikueseve me Holandën për një biletë direkte.
Parashikimi i plotë i OPTA:
- Polonia grumbulloi 17 pikë në kualifikuese, duke u renditur e dyta pas Holandës në Grupin G. Vetëm Italia grumbulloi më shumë pikë (18) pa fituar grupin në kualifikuese europiane.
- Nga ana tjetër, Shqipëria mori 14 pikë. Midis gjashtë vendeve të dyta në grupe me pesë ekipe, totali i pikëve të tyre ishte më i ulëti. Megjithatë, ata arritën të lënë pas rivalët e tyre të përbetuar, Serbinë, në garën për vendin e dytë.
- Shanset duken kundër Shqipërisë. Nëse fitojnë në Varshavë, ata do të kenë ende një tjetër sfidë përpara tyre në finalen e Rrugës B. Një kualifikim për herë të parë në Kupën e Botës mund të jetë vetëm dy ndeshje larg, por duket se Shqipëria ka ende shumë për të bërë.
- Kjo është edhe ndjesia mbizotëruese, pasi superkompjuteri i OPTA mbështet fuqishëm Poloninë, e cila fitoi 56.6% të 10000 simulimeve të ndeshjes brenda 90 minutave të enjten, krahasuar me 20.9% të Shqipërisë.
Burimi: E.KUKA-PANORAMASPORT.AL
