Mër. Dhj 19th, 2018

Shqiponja e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional

TIRANË,11 nëntor /ATSH- I. Vata/ Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha duk u shprehur se “Shqiponja petashuqe që nuk behet dot monument tredimensional”.

“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë!”, shprehet Rama, lidhur e largimin e shqiponjës tek zona e Doganës në Tiranë.

“Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”, shton më tej Rama. /a.g/

Kategori