Mër. Dhj 19th, 2018

“Shqiponja” në hyrje të Tiranës u hoq në kuadër të punimeve të unazës, përplasje Rama-Basha

Shqiponja dykrenare në hyrje të kryeqytetit nuk është më. Ajo u hoq ditën e shtunë.

Momumenti, që u vendos me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në vitin 2012, preket nga projekti për ndërtimin e “Unazës së re”. Sipas projektit, aty tashmë parashikohet të ndërtohet një mbikalim.

I pari në rrjetet sociale reagoi ish-kryeministri Berisha, që e cilësoi këtë një akt antikombëtar. Po në rrjetet sociale, kryeministri Rama u shpreh:

“Kurrë vulgariteti s’kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, sesa në rastin e kësaj ‘shqiponje’ në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund”.

Për heqjen e shqiponjës dhe statusin e Ramës nuk vonoi edhe reagimi i kryedemokratit Basha.

“Kur zgjedh për simbol hashashin, shqiponja kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën, çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve, është pa vlerë, ndaj shkatërron shqiponjën e 100-vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro”, shkruan Basha.

InfoPasqyra/tch

Kategori