Shqiptar arrestohet me kokainë në Itali

Gjykata italiane urdhëron arrest shtëpiak për shqiptarin e kapur me mbi 1 kg kokainë

Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar masën e arrestit shtëpiak për një 55-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua më 17 janar në zonën Ferro di Cavallo, pasi iu gjetën 1,085 gramë kokainë. Ky vendim u mor dje, më 3 shkurt, pas një seance dëgjimore ku mori pjesë edhe avokatja e të dyshuarit, Daniela Paccoi.

Ngjarja ndodhi kur, gjatë një tentative për t’iu shmangur karabinierëve në Via delle Caravelle, i dyshuari hodhi nga dritarja e automjetit të tij “Fiat Panda” një qese të madhe që përmbante substancën narkotike. Ky veprim u krye në Via Cristoforo Colombo, sipas informacioneve nga mediat italiane.

Ai u ndalua nga një patrullë e policisë pranë supermarketit Eurospin, në atë zonë, gjatë një ndjekjeje intensive që vinte rrezik edhe për efektivët e policisë.

Scroll to Top