Pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet 44-vjeçari shqiptar me precedentë.
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i akuzuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës. Operacioni u krye në zonën e Vasto Marina, ku u arrestua një 44-vjeçar i skeduar.
I riu, me inicialet B.J., i cili nuk dispononte leje qëndrimi, u arrestua në Vasto Marina. Gjatë kontrollit, iu gjetën në posedim 80 gramë hashash dhe 300 gramë kokainë. Oficerët e Stacionit të Policisë së Vastos kryen arrestimin në orët e fundit.
Shtetasi shqiptar rezulton gjithashtu të ketë një precedent penal të mëparshëm. Ai është dërguar në izolim, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
