Shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në burg

Shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në burg në Greqi

Gjykata e Apelit në Hania të Greqisë ka dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të një të burgosuri pakistanez. Vrasja ndodhi pas një përleshjeje mes grupesh të të burgosurve në burgun e Agias, në Hania.

Incidenti fillestar u zhvillua më 20 korrik 2019, ku një grup i burgosurish shqiptarë u përfshinë në një sherr me një grup pakistanezësh. Përleshja rezultoi në plagosjen e tre personave, mes të cilëve njëri u plagos rëndë nga një goditje me thikë të improvizuar.

I plagosuri, me origjinë pakistaneze, u transportua menjëherë në Spitalin e Hanias. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale dhe dy ditëve të kaluara në Njësinë e Kujdesit Intensiv, ai nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë.

Pas ngjarjes, katër të burgosur u arrestuan, pasi u identifikuan nga kamerat e sigurisë së burgut si të përfshirë në vrasje. Njëri prej tyre, me origjinë shqiptare, i cili ka qëndruar në burg gjatë gjithë periudhës hetimore, u shpall fajtor për vrasje. Ai u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit me Juri të Përzier.

Scroll to Top