Shqiptar i gjetur i vdekur, i prangosur dhe i djegur në Greqi

Tronditëse në Greqi/U gjet i prangosur dhe i djegur në makinë, viktima nga Shqipëria

Një ngjarje e rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi. Një shtetas shqiptar u gjet i vdekur, i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një automjeti.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti rezulton të ketë qenë i vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe të ketë pasur tabela të falsifikuara.

Hetimet për këtë rast janë kaluar nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, i njohur gjithashtu si “FBI greke”. Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik, kishte tre ditë i vdekur brenda automjetit, pa u vënë re nga askush.

Tragjikisht, trupi i viktimës u zbulua nga një gjuetar që ndodhej në zonën përreth.

Një hetim i thelluar është në zhvillim e sipër. Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e vrasjes dhe lidhjet e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

Scroll to Top