Konflikt mes shqiptarëve në Itali: Një 30-vjeçar vritet me katër plumba, arrestohet autori
Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë natës në Itali, pas një ngjarjeje tragjike. Viktima, Gjergj Pergegaj, u ekzekutua me katër të shtëna me armë zjarri në Olmo. Mediat italiane raportojnë se autori i krimit është një tjetër shtetas shqiptar, 35-vjeçar, i cili tashmë është arrestuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, në kalimin nga e premtja, 20 mars, në të shtunën, 21 mars, në zonën pranë një klubi në rrethrrotullimin e Olmos, në hyrje të Via Romana. Sipas hetimeve paraprake, motivi i krimit dyshohet të jetë xhelozia për të njëjtën vajzë, pasi të dy të rinjtë pëlqenin atë. Megjithatë, detajet e sakta të ngjarjes ende nuk janë qartësuar plotësisht dhe pritet të zbulohen në vijim të hetimeve.
