Tentoi të nxirrte nga Kakavija mbi 34 mijë euro të padeklaruara, e pëson poseduesja
Një shtetase është proceduar penalisht pasi tentoi të nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar, 34 700 euro. Shuma e parave është sekuestruar.
Gjatë punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në Pikat e Kalimit Kufitar (PKK) Kakavijë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrollit në dalje, u krye një kontroll në çantën e shtetases D. B. Gjatë kontrollit u gjetën 34 700 euro, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar në përputhje me ligjin.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin (DVKM) Gjirokastër referuan materialet në Prokurori. Këtu nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. B., banuese në Burrel, për veprën penale të “Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë”. Gjithashtu, shuma e eurove u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
