Sulmet: Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve në Izrael të tregojnë kujdes
Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.
Njoftimi i plotë:
- Në vijim të situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po ndjekin nga afër zhvillimet.
- Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
- Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael janë të lutur të kontaktojnë në numrat: +972549042813 dhe +972544806601.
- Ju lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.
- MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.
