24-vjeçari shqiptar, i akuzuar për dhunë të rëndë ndaj bashkëjetueses shtatzënë, u arrestua në Serbi.
Një operacion policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”, ka çuar në arrestimin në Serbi të një 24-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai dyshohet se në janar të vitit 2025 ka dhunuar rëndë bashkëjetuesen e tij, e cila ishte shtatzënë.
Arrestimi i tij në Serbi është bërë falë bashkëpunimit mes specialistëve të Interpol Tiranës dhe Interpol Beogradit. Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur me inicialet K. M., është arrestuar provizorisht.
Më herët, në mars të vitit 2025, Gjykata e Dibrës i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Autoritetet po vijojnë bashkëpunimin për ekstradimin e 24-vjeçarit në Shqipëri, ku do të përballet me akuzat.
