Shqiptari nga Gramshi ekstradohet nga Britania pas dënimit

I dënuar me 5 vite burg, i riu nga Gramshi ekstradohet nga Britania

Një shtetas shqiptar, i dënuar me 5 vjet burgim për plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje, është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, shtetasi shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç, u ekstradua nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë.

Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2021, Gjykata e Apelit Durrës e dënoi me 5 vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, shtetasi Mikel Hoxha, pas një debati të çastit për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.

Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij, i cili u finalizua me ekstradimin drejt vendit tonë.

Scroll to Top