Mër. Tet 17th, 2018

Shqiptarja, një nga 200 të diplomuarit e trajnimit profesional nga USAID

TIRANË, 13 tetor /ATSH- I. Vata/ -Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përzgjedhur si foto të ditës momentin e certifikimit të shqiptares Elvira Xhemalaj, e cila përfundoi programin e trajnimit profesional “Njerëzit të Parët Shqipëri”, një program i USAID.

“Foto e Ditës -Gjatë ceremonisë së diplomimit të mbajtur këtë javë, Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Daniel Koski i dorëzoi Elvira Xhemalajt certifikatën e përfundimit të programit të trajnimit profesional ‘Njerëzit të Parët Shqipëri’, një program i USAID/Albania, bashkëfinancuar me Ambasadën suedeze.

Elvira ishte një nga 200 të diplomuarit e këtij trajnimi profesional

Ambasada amerikane nëpërmjet historisë njerëzore nxjerr në pah jo vetëm pasionin e një gruaje në Shqipëri për të kontribuar në fushën e turizmit, por demonstron vlerat turistike dhe bukuritë natyrore të vendlindjes së Elvira Xhemalaj, që është Vlora.

“Elvira Xhemalaj, u rrit në qytetin bregdetar shqiptar të Vlorës, i cili ndodhet përgjatë Rivierës së harlisur shqiptare midis detit Adriatik dhe Jon, të ndara vetëm me një kalim malor. Rritja e rrethuar nga fauna dhe flora e çoi atë për të studiuar biologjinë në një kolegj lokal”, shprehet ambasada.

Po ashtu ambasada e SHBA-së vlerëson potencialin ekonomik të turizmit në Shqipëri.

“Pas arritjes së diplomës së saj të dytë në biologji, Xhemalaj mori një kthesë të papritur dhe kërkoi stërvitje me projektin People First të USAID-it, i cili ofron profesionistëve të rinj dhe profesionistë të karrierës në trajnimin profesional në turizëm – një sektor i painvestuar që ka potencial të madh ekonomik në Shqipëri”, shprehet ambasada. /j.p/

Kategori