Shtëpia e Bardhë nxjerr imazh kontrovers me pinguin

Shtëpia e Bardhë nxjerr një imazh të Trump duke shkuar drejt Grenlandës me një pinguin

Dëshira e Donald Trump për të blerë Grenlandën është e njohur dhe presidenti amerikan nuk e ka fshehur këtë ambicie, as gjatë periudhës parazgjedhore.

Një “goditje” e re pas konsultimeve dhe përballjeve në Davos, erdhi të premten në mbrëmje nga Shtëpia e Bardhë, e cila publikoi një postim që shkaktoi shumë reagime nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

Në imazh, presidenti republikan shihet duke ecur drejt një vargmali të mbuluar me akull ku është vendosur flamuri i Grenlandës. Megjithatë, ai mban me vete edhe një pinguin që mbart flamurin amerikan, ndërsa postimi shoqërohet me frazën: “Përqafo pinguinin.”

Megjithatë, nuk ishte vetëm Shtëpia e Bardhë që publikoi një postim lidhur me Grenlandën. Një foto e ngjashme me një mesazh të riformuluar u publikua edhe në platformën X nga Shërbimi i Reagimit të Menjëhershëm (Luftës) i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. Ky postim tregon oficerë, ushtarë dhe marinarë që mbajnë për dore një pinguin dhe ecin mbi akull me frazën: “Ji luftëtar, përqafo pinguinin.”

Nëse mesazhi i dërguar nga këto postime, në vetvete, ishte mjaftueshëm për të nxitur komente negative, prania e pinguinit i intensifikoi reagimet edhe më shumë. Arsyeja? “Nuk ka pinguinë në Hemisferën Veriore, nuk ka pinguinë në Grenlandë,” shkruajnë shumica e përdoruesve që komentojnë në postim, duke theksuar se pinguinët jetojnë ekskluzivisht në Hemisferën Jugore.

Të tjerë e interpretuan praninë e pinguinit si qëllimin e Trump për të pushtuar… Antarktidën.

Scroll to Top