Mër. Dhj 19th, 2018

Shtërmeni, “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve të peshëngritjes

TIRANË, 7 dhjetor . -Shtërmeni prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtare dhe europianë të peshëngritjes.

Presidenti i Republikës, Ilir meta vizitoi sot palestrën ku stërvitet nga trajneri Leonard Toska, ekipi i Shtërmenit.

“Kënaqësi e veçantë të vizitoja Shtërmenin e sidomos këtë palestër që prej dekadash është bërë një “fabrikë” e madhe e prodhimit të kampionëve kombëtarë dhe europianë të peshëngritjes. Mirënjohje trajnerit Leonard Toska dhe gjithë ekipit të Shtërmenit”, tha Presidenti Meta.

Rasti i Shtërmenit, theksoi ai, “është një shembull se si falë pasionit për sportin një qendër modeste mund të kthehet në një burim krenarie për sportin dhe vendin tonë”.

/gj.mima/ /a.g/

Kategori