Mër. Nën 21st, 2018

Siguria në plazhe, numër shumë i reduktuar incidentesh

TIRANË, 9 korrik // “Kemi një numër shumë të reduktuar të humbjes së jetës krahasuar me vjet në plazhe por përsëri një jetë e humbur na rrëzon gjithë atë çfarë ne themi”, deklaroi ministri i Turizmit, Blendi Klosi ndërsa bëri thirrje që të gjithë aktorët që punojnë për rritjen e sigurisë në plazhe të jenë të bashkuar.

“Duhet të jemi të gjithë së bashku atje, së bashku me pushtetin qendror, së bashku me pushtetin lokal, së bashku me vet poseduesit, operatorët turistikë, të cilët duhet të kuptojnë se kjo është një përpjekje që duhet të vijë nga poshtë-lart”, theksoi Klosi.

Ai foli edhe për sistemin shëndetësor të ndërtuar në vite. “Por”, tha ministri, “këtë vit e kemi në perfeksion numrin e qendrave të ndihmës së parë”.

“Kemi 26 pika ambulatore në të gjithë sistemin e plazheve. E kemi ndërtuar dhe për herë të parë, kemi 18 qendra ambulance të cilat përgjigjen në të gjithë zonën bregdetare në harkun kohor të 7-8 maksimuni 10 minuta”, vuri në dukje ministri Klosi. Të gjitha këto përpjekje, theksoi ai, “na bëjnë të mendojmë se sezoni do të vazhdojë të jetë i sukseshmëm me numër të rritur turistësh, por sa më shumë rritet numri i turistëve aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë, aq më shumë shtohet përgjegjësia jonë për të pasur mundësi që të kemi një sezon të diversifikuar”. /j.p/

Kategori