Siguria ushqimore, Rama cakton dy drejtues për inspektime
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka zhvilluar një program pune në Shkodër, i cili ka përfshirë mbikëqyrjen në terren të procedurave të inspektimit, si dhe dhënien e këshillave trupës inspektuese të AKU Rajonal Shkodër për metodologjinë e punës dhe zbatimin korrekt të procedurave.
Dashnor Sula, Inspektori i Përgjithshëm, së bashku me Blerina Gjylametin, drejtoreshën e Përgjithshme të AKU-së, kanë monitoruar nga afër procesin e inspektimit në dy subjekte. Këto veprime synojnë forcimin e kontrolleve zyrtare, unifikimin e praktikave të inspektimit dhe ngritjen e standardeve të sigurisë ushqimore.
“AKU do të zbatojë një standard të vetëm inspektimi, të harmonizuar me praktikat e Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë tolerancë për devijime nga procedurat: çdo kontroll duhet të jetë i dokumentuar, i argumentuar dhe i njëjtë për të gjithë. Kush nuk përmbush kërkesat ligjore, do të përballet me masa,” deklaroi Sula.
