Silvinjo: Vështirë të rikuperohemi pas humbjes ndaj Polonisë

Silvinjo pranon vështirësinë e reagimit pas humbjes me Poloninë: “Nuk ishim mirë në aspektin mendor”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u shpreh para mediave pas humbjes 1-0 kundër Ukrainës në një ndeshje miqësore.

Ai theksoi vështirësinë e reagimit të ekipit pas humbjes ndaj Polonisë në ndeshjen vendimtare për kualifikim në Botëror. “Duhet të jem i sinqertë, ishte e vështirë që të reagonim pas humbjes ndaj Polonisë,” tha ai. “Imagjinoni që kishim mundësinë e vetme në jetë, si shtet e federatë që të shkonim në Botëror, ishte hera e parë për ne. Pritshmëria ishte shumë e lartë, po luanim 100% e më shumë ndaj Polonisë, kishim edhe një pjesë të ndeshjes në dorën tonë. Në fund të ndeshjes ishte e vështirë ta pranonim.”

Silvinjo shtoi se për pasojë, ishte e vështirë për ekipin të punonte dhe të reagonte për ndeshjen kundër Ukrainës, një ekip cilësor me lojtarë të talentuar. “Ky është një ekip i pabesueshëm,” shtoi ai për Ukrainën, duke vënë në dukje cilësinë e lojtarëve të tyre, të cilët luajnë në klube prestigjioze si PSG, Benfica, dhe në liga të forta.

Trajneri pranoi se ekipi nuk u rikuperua mirë, veçanërisht nga ana mendore. “Nuk rikuperuam mirë, të them të drejtën, nëse flitet për aspektin mendor. Edhe paraqitja ishte e vështirë, që të rikuperonim lojtarët nga ana mendore. E provuam të gjithë, edhe federata.”

Ai shprehu zhgënjimin për rezultatin dhe paraqitjen, duke uruar Ukrainën për fitoren. Lidhur me ndeshjen miqësore kundër Ukrainës, Silvinjo sqaroi se ishte e vështirë për të dyja skuadrat, pasi vetëm pesë ditë më parë kishin luajtur ndeshje me intensitet të lartë dhe përqendrim të madh për kualifikim.

“Sigurisht që Ukraina luajti shumë më mirë se ne sot, kanë kualitet të mrekullueshëm,” përfundoi Silvinjo, duke shtuar se për Shqipërinë, arritja në “play-off” ishte diçka me rëndësi të madhe, pavarësisht se nuk arritën të fitonin asnjë nga dy ndeshjet.

Scroll to Top