Siri & SHBA: Trump e Al-Sharaa diskutojnë forcimin e marrëdhënieve

Al-Sharaa dhe Trump diskutuan forcimin e marrëdhënieve Siri-SHBA

Presidentët sirianë dhe amerikanë, Ahmed Al-Sharaa dhe Donald Trump, zhvilluan një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku diskutuan mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Damaskut dhe Uashingtonit.

Ministria Siriane e Punëve të Jashtme bëri publik një mesazh në rrjetin social “X” ku theksohet: “Gjatë takimit, palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes Republikës Arabe Siriane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mënyrat për t’i forcuar ato, si dhe një numër çështjesh rajonale dhe ndërkombëtare me interes të ndërsjellë.”

Në takim morën pjesë gjithashtu zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, ministri i jashtëm sirian, Asad al-Shaibani, homologu i tij amerikan, Marco Rubio, dhe i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barak.

Takimi mes dy udhëheqësve u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë më 10 nëntor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Scroll to Top