Hën. Tet 15th, 2018

SIRI – Të paktën 12 civilë të vrarë pas shpërthimit të një depoje armësh

BEJRUT, 12 gusht /ATSH-AFP/ – Të paktën 12 civilë u vranë dhe dhjetëra persona rezultuan të zhdukur pas shpërthimit të një depoje armësh në një zonë residenciale të provincës së Idlebit, në Siri, theksoi një OJQ.

“Shkaqet e shpërthimit, që ka shkaktuar shëmbjen e dy ndërtesave në këtë provincë në veriperëndim të Sirisë, nuk dihen ende”, theksoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH) që mbështetet në një rrjet të gjerë burimesh në vendin në luftë.

“Kaskat e Bardha, këto forca shpëtimi që operojnë në zonat rebele, janë dërguar në vendngjarje, në lokalitetin e Sarmadas, ku po përpiqen me ndihmën e një buldozeri për të hequr rrënojat në kërkim të viktimave të mundshme”, sipas një korrespondenti në vend./
/ec/

Kategori