Siria njeh Kosovën: Marrëdhënie të fuqizuara

Siria njohu Kosovën, Kurti: Marrëdhëniet bilaterale do të fuqizohen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njohjes së shtetit të Kosovës nga Siria. Ai falënderoi Presidenten Vjosa Osmani dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për negociatat që çuan në arritjen e këtij njohjeje.

Kryeministri Kurti theksoi se qeveria e tij do të angazhohet për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

“Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë. Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë. Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë”, shkroi Kurti.

Scroll to Top