Siria njeh Kosovën, mediat serbe e cilësojnë “skandal”
Disa nga agjencitë e lajmeve në Serbi kanë raportuar me titullin “Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë”. Ato kanë nxjerrë në pah njoftimin e dhënë nga Presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se Damasku e njohu Kosovën, bazuar në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sirisë.
Një nga agjencitë raporton: “Një takim i përfaqësuesve të udhëheqjes së Sirisë, Arabisë Saudite dhe të ashtuquajturës Kosovë u mbajt të mërkurën në Riad”.
Ngjashëm, edhe agjencitë […] dhe […] kanë trajtuar informacionin në të njëjtën mënyrë.
