Siria ka njohur zyrtarisht Kosovën.
Siria, një vend në Lindjen e Mesme, është bërë shteti i 120-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të mërkurën në Riad është arritur një marrëveshje, nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë e ka njohur Republikën e Kosovës.
Ajo falënderoi Presidentin e Sirisë, Al Sharaa, për vendimin për njohjen e Kosovës, si dhe për mbështetjen e tij ndaj popullit kosovar.
“Me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj Presidentin Al Sharaa për vendimin për njohje të Kosovës, si dhe për mbështetjen e tij për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
