Skandal/ Segmenti i Automotoparkut në Elbasan shembet
Një segment i rrugës së Automotoparkut në Elbasan është shkatërruar. Deputetja e Partisë Demokratike në Elbasan, Klodiana Çapja, ka denoncuar këtë situatë duke e cilësuar si një skandal të rëndë, pasi për Automotoparkun e Elbasanit janë bërë investime me vlerë qindra miliona euro.
“Denoncoj publikisht një tjetër skandal të rëndë që lidhet me një investim qindra miliona eurosh, siç është Automotoparku i Elbasanit. Kjo nuk është amortizim normal, por provë e qartë e një skandali tjetër në infrastrukturë, që tregon hapur punime pa standarde, mungesë kontrolli dhe keqpërdorim të fondeve publike”, u shpreh ajo.
Deputetja ka kërkuar gjithashtu një auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar.
“Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet. Kërkoj auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, transparencë të plotë mbi kontratat dhe mbajtje përgjegjësie për çdo institucion dhe subjekt të përfshirë”, nënvizoi më tej Çapja.
Në reagimin e saj publik, deputetja demokrate e cilësoi situatën si një “provë të qartë të një skandali tjetër në infrastrukturë”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për amortizim normal, por për punime pa standarde, mungesë kontrolli dhe keqpërdorim të fondeve publike.
“Qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë nuk meritojnë projekte fasadë që shemben pa u inauguruar siç duhet,” deklaroi Çapja, duke kërkuar auditim të menjëhershëm teknik dhe financiar, transparencë mbi kontratat dhe mbajtje përgjegjësie për institucionet dhe subjektet e përfshira.
Denoncimi i saj ngriti pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe mbikëqyrjen e projektit, një investim që është promovuar si një nga projektet strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sportiv të zonës.
