Një rast i evazionit fiskal dhe përdorimit të produkteve të skaduara është zbuluar nga policia në një klinikë dentare në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Gjatë një kontrolli, janë sekuestruar rreth 300 shishe me produkte dentare, shumica e të cilave rezultuan të skaduara dhe pa dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen në vend. Vlera e këtyre produkteve është vlerësuar rreth 100 mijë euro.

Gjithashtu, në klinikë u gjetën mandate pagesash të pafiskalizuara, duke ngritur dyshime për shmangie të konsiderueshme të detyrimeve tatimore.

Si pasojë e operacionit, është arrestuar administratori i klinikës, një shtetas turk. Janë vënë nën hetim edhe koordinatorja e subjektit dhe dy laborantë, të cilët dyshohet se kanë qenë në dijeni të këtyre veprimeve të paligjshme.