Skandal Spanjë: Dorëheqje zëvendësshefi policie për abuzim seksual

Spanjë/Skandal: Zëvendësshefi i Policisë Kombëtare jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim seksual

Spanja është përfshirë nga një skandal i rëndë. Zëvendësshefi i Policisë Kombëtare, 66-vjeçari José Ángel González-Jimenez, ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj një vartëseje të tij.

Ky rast ka shkaktuar tronditje në vend, ndërsa opozita ka akuzuar kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez për mbulimin e ngjarjes. Partitë opozitare, përfshirë Partinë Popullore dhe Vox, kanë kritikuar qeverinë për reagimin e vonuar dhe mungesën e transparencës.

Ky skandal vjen në një periudhë të vështirë për qeverinë, pasi disa persona të afërt me kryeministrin, si profesionistë ashtu edhe miq, janë aktualisht nën hetim gjyqësor, kryesisht për korrupsion. Gjithashtu, në fund të vitit të kaluar, disa anëtarë të Partisë Socialiste (PSOE) u përballën me akuza për ngacmim seksual.

Scroll to Top