Skandali në Itali: Audio e VAR zbulon dialogun mes gjyqtarit dhe futbollistit të Interit
Ndeshja e Serisë A mes Interit dhe Atalantës u mbyll në barazim 1-1, por ngjarja kryesore që ka shkaktuar polemika të forta janë pretendimet e Interit se janë dëmtuar nga vendimet e gjyqtarit kryesor.
Situata u përshkallëzua pas publikimit të audios nga sistemi VAR, ku u zbulua një bisedë mes gjyqtarit kryesor, Manganielo, dhe mbrojtësit të Interit, Denzel Dumfries. Kjo bisedë ndodhi gjatë një momenti ku Dumfries kërkoi anulimin e një goli të Atalantës, duke pretenduar se ai ishte shkaktuar nga një faull ndaj tij.
Në audio dëgjohet Dumfries duke protestuar, ndërsa gjyqtari Manganielo i kthehet: “Ke rrëshqitur, nuk e vëre, Denzel”. Mbrojtësi nuk e pranoi këtë shpjegim, duke u shprehur: “Më kapi këmbën, si paskam rrëshqitur?”.
Më pas, vjen edhe komenti më i diskutueshëm i gjyqtarit Manganielo: “Nuk e ke vënë re. Keni edhe 10 minuta kohë për të fituar, shko”, duke i dhënë fund kështu protestave të futbollistit të Interit.
Ky dialog, i konsideruar i pazakontë dhe i papërshtatshëm nga shumë tifozë në rrjetet sociale, ka ngjallur debate të forta rreth sjelljes së gjyqtarit.
