Skemë e re mashtrimi: Policia jep alarmin

Tjetër skemë mashtrimi me mesazhe, policia bën apel për kujdes

Një tjetër skemë mashtrimi po qarkullon në vend përmes telefonit.

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për mesazhe SMS që u dërgohen qytetarëve në emër të platformës e-Albania. Mesazhet njoftojnë në mënyrë të rreme për pagesa të pretenduara të gjobave për automjete.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo skemë është e ngjashme me një rast të mëparshëm ku mashtrimi bëhej në emër të Postës Shqiptare. Për rastin e fundit, është bërë edhe kallëzim pranë strukturave për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Autoritetet bëjnë me dije se mesazhet përmbajnë linqe të falsifikuara, të cilat synojnë të mashtrojnë qytetarët dhe të përvetësojnë të dhënat e tyre personale dhe bankare.

Në këtë kuadër, Policia apelon që qytetarët:

  • Të mos klikojnë në linqe të dërguara përmes SMS-ve nga numra të panjohur.
  • Të mos japin të dhëna personale apo bankare në faqe të pakonfirmuara.
  • Të mos veprojnë nën presionin e mesazheve që krijojnë urgjencë.
Scroll to Top