Hën. Gus 20th, 2018

”Smile Albania”, konkursi për buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria turistike

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ – Muaji gusht përpos pushimeve, ju ofron edhe konkursin ”Smile Albania”.

Fotoja me buzëqeshjen më të bukur nga Shqipëria, do të vlerësohet edhe me çmim monetar.

Të rinjtë brenda projektit Smile, që do të ofrojë një numër të konsiderueshëm fotosh, limiti është 1 mijë foto, me turistë të ndryshëm, të postuar me hashtagun Smile Albania, do të marrë një çmim nga mbështetësit e projektit Smile Albania dhe po ashtu do të ketë dy konkurse brenda këtij konkursi; i pari- the best smile- buzëqeshja më e mirë, e cila do t’i dedikohet atij të riu apo të reje brenda projektit që do të mbledhë mbi 1 mijë foto dhe do të zgjedhim buzëqeshjen më të mirë.

Brenda rrjeteve sociale do të jetë konkursi i ri, “The most liked photo” – fotoja më e pëlqyer, pra fotoja që do të marrë më shumë pëlqime (like) nga pjesëtarët e projektit Smile”.

Fotot duhet të postohen me hashtagun #smilealbania @Ministria e Turizmit dhe Mjedisit @blendi_klosi . /a.a/ /a.g/

Kategori