Mër. Dhj 19th, 2018

SOFT NEWS – Koleriku Kyrgios pranon ndihmën e psikologëve

SIDNEJ, 10 nëntor . – Nick Kyrgios, i njohur në kompeticionet sportive për cilësitë si lojtar, por edhe për sjelljet brutale, pohoi për median australiane se do të këshillohej me psikologët për të qenë më i fortë mendërisht.

Tenisti 23-vjeçar pohoi për të përditshmen ”Canberra Times” se do të konsultohej me psikologët për t’u ndjerë më mirë nga ana mendore.

”Jam menduar gjatë përpara se ta bëja publik problemin. Ndihem më i lehtësuar duke folur për të, nuk kam më asgjë për të fshehur”, tha ai.

”Këtë vit më është dashur të luftoj me probleme të vështira”, shprehet Kyrgios, të cilit iu desh të shkurtojë sezonin në tetor pas turneut të Moskës, pasi iu desh të tërhiqej për shkak të një plage në bërryl./ /v.b/  a.jor.

Kategori