Enj. Nën 22nd, 2018

SOFT NEWS –  Luvri i Abu Dabit mirëpriti mbi një milion vizitorë në një vit

ABU DABI, 9 nëntor . – Luvri i Abu Dabit mirëpriti mbi një milion vizitorë që nga përurimi një vit më parë i kësaj vepre, përfshirë më shumë se 500 mijë turistë të huaj, njoftoi sot Autoriteti i Turizmit dhe i Kulturës të Abu Dabit.

Muzeu u përurua me shumë madhështi në nëntor 2017 nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe personaliteti me influencë i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed ben Zayed Al-Nahyane.

“Një vit më parë, ne e prezantuam Luvrin e Abu Dabit si një dhuratë për botën dhe sot ndihemi krenarë që e kemi ndarë atë me më shumë se një milion vizitorë”, deklaroi Mohamed Khalifa Al Mubarak, drejtuesi i Autoritetit të Turizmit dhe Kulturës./ /v.b/

Kategori