Mar. Gus 14th, 2018

SOFT NEWS – Në 1954 gruaja e parë në Vespa … 96-vjeçe rinovon edhe patentën!

UDINE, 11 gusht /ATSH-ANSA/ – Në vitin 1954 ishte gruaja e parë në qytet që drejtonte një Vespa. Ajo ka festuar dje 96-vjetorin pas rinovimit të lejes së drejtimit.

Sepse Derna Cosmar është jo vetëm e qartë por disponon gjithashtu reflekse dhe për këtë fakt u vlerësua e aftë për të drejtuar një automjet.

Historia e gjyshes nga Moimacco, një qytet i vogël në rajonin e Udines, u publikua sot në një artikull të “Messaggero Veneto” i shoqëruar me shumë foto të vjetra që tregonin Derna Cosmar duke drejtuar një motorr Piaggio.

Cosmar lindi në vitin 1922 në Orzano di Remanzacco, në provincën e Udines, por që prej vitit 1947, pas martesës, ajo jetoi në Moimacco.

E kujdeshme dhe e vendosur, Derna shprehu qartë të gjithë pasionin e saj për motorrët kur u shfaq për herë të parë në një Vespa pa bashkëshortin e saj.

Më pas, në fillim të viteve 60, Derna i la mjetet me dy rrota për të nisur një tjetër aventurë më avangarde, drejtimi i një Fiati 600./
/ec/