Mër. Dhj 19th, 2018

SOFT NEWS – Në shenjë miqësie Seuli dërgon në Phenian 200 tonë… mandarina!

SEUL, 11 nëntor . – Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In dërgoi sot 200 tonë mandarina në Korenë e Veriut në shenjë miqësie.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjeve të tyre për dhënien fund të armiqësisë në Gadishullin Korean.

Mandarinat u dërguan nga ishulli Jeju dhe ishin një ”përgjigje” ndaj dy tonëve kërpudha që Koreja e Veriut i kishte dërguar presidentit Moon në shtator.

Sipas zyrës së shtypit të presidentit, dërgesa do të transportohet me avionë në 20 000 kuti.

Mandarinat janë frut i sezonit në Korenë e Jugut./  a.jor.

Kategori