Die. Dhj 16th, 2018

SOFT NEWS – Të dëgjosh Michele Obamën kushton… 85 000 euro!

LONDËR, 10 nëntor  . –  Spekulime të shumta për çmimet e biletave për të dëgjuar ish-zonjën e parë amerikane, Michelle Obama në një ngjarje publike në Londër, në muajin dhjetor, thekson shtypi vendas.

Gazeta ‘’Guardian’’ citon se sipas qendrës ”Viagogo” në Zvicër, e specializuar për shitje online të biletave, kanë ardhur oferta për vendin më të mirë që arrijnë shifrën 85 000 euro.

Takimi do të mbahet në qendrën Southbank, në një sallë të madhe, në jug të Thames me 2 700 vende.

Michelle do të tregojë për jetën e saj, për romanin të cilin e shkroi së bashku me romancierin Chimamanda Ngozi Adichie dhe që e titulloi ”Becoming”.

Organizata kishte ofruar bileta me çmime relativisht të ulëta, nga 500 deri në 300 euro, por më shumë se 50 000 aplikantë mbetën në listën e pritjes.

”Viagogo” hyri sërish në skenë me 20 bileta me çmime mes 3 000 dhe 10 000 euro, ndërkohë që një biletë të vendosur në ankand arriti vlerën e 85 000 eurove./ /os/ a.jor.

Kategori